Mozzik blen veturën e re, komentuesit i vërsulen: Mos e keni ble me pare të asaj plakës

Mediale Vip

Mozzik blen veturën e re, komentuesit i vërsulen: Mos e keni ble me pare të asaj plakës

Më: 8 maj 2019 Në ora: 12:42
Mozzik

Vetëm dy ditë para se të bëhej arrestimi i të dashurës së tij, Mozzik ka zbuluar se ka blerë një veturë të re të tipit Mercedes.

Sot kanë dalë në pah akuzat drejt Loredanës, ku thuhet se ajo ka mashtruar një çift zviceran dhe bashkë me vëllain e saj, duke i vjedhur deri në 900 mijë franga të holla.

E pikërisht dy ditë para gjithë kësaj ngajrjeje, Mozzik ka postuar një fotografi në Instagramin e tij, ku pozonte para veturës së tij të re, një Mercedes i bardhë.

Megjithëse Mozzik ka shkruar se ka punuar shumë për të fituar e për të blerë një veturë të tillë, ndjekësit e kanë vërshuar me komente.

E njëri ndër ta thotë: “Mos e keni ble me paret e asaj plakës që ja kish vjedh”.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat