Princ Harry dhe Meghan Markle bëjnë paraqitjen e parë me djalin

Mediale Vip

Princ Harry dhe Meghan Markle bëjnë paraqitjen e parë me djalin

Nga: Bota sot Më: 8 maj 2019 Në ora: 14:08
Princ Harry dhe Meghan Markle

Duka dhe Dukesha e Sussex-it i kanë treguar botës më krenari djalin e tyre, i cili ka ardhur në jetë.

Meghan bëri paraqitjen e parë pas lindjes, përkrah bashkëshortit të saj Harry-t, i cili mbante në duar djalin, në Windsor Castle, përcjell Bota sot.

E veshur në një fustan të bardhë, ajo dukej mjaft mirë dhe të dy dukeshin të lumtur për ardhjen në jetë të djalit.

“I kam dy djemtë më të mirë në botë dhe jam shumë e lumtur”, tha Meghan.

Emri i djalit ende nuk dihet./BS/

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat