Jonida Maliqi shkëlqen në tapetin portokalli të “Eurovision”, tërheq vëmendjen veshja e saj

Mediale Vip

Jonida Maliqi shkëlqen në tapetin portokalli të “Eurovision”, tërheq vëmendjen veshja e saj

Më: 13 maj 2019 Në ora: 08:58
Jonida Maliqi

Mbrëmjen e djeshme Tel Avivi ka mirëpritur në një ceremoni gjigande 41 këngëtarët, të cilët do të përfaqësojnë vendet e tyre në “Eurovision”. Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit artisët dhe delegacionet e tyre përkatëse kanë parakaluar në një tapet portokalli. Në ceremoni ishte e pranishme edhe Jonida Maliqi, e cila këtë vit përfaqëson Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës”. Si gjithmonë, Jonida arriti të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj, e cila mbarte një kuptim shumë të veçantë.

Këngëtarja shqiptare kishte veshur një fustan ngjyrë blu, i cili në një pjesë kishte të gjitha ngjyrat e ylberit. “Nëse jeta është blu mund të zgjedhësh një tjetër ngjyrë nga ylberi. Ne po e shijojmë “Eurovision” dhe jetën, sepse jeta është si ylber”, ka shpjeguar Jonida domethënien e fustanit të saj.

Ndër të tjera ajo ka shtuar se ndjehet e lumtur dhe krenare qe do të përfaqësojë Shqipërinë në skenën e madhe të “Eurovision”. Kujtojmë se Jonida do të ngjitet në skenën e festivalit europian në gjysmëfinalen e dytë në 16 maj dhe pjesa më e madhe e sondazheve tregojnë se ka shumë mundësi që ajo të kalojë në finale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat