Bujar Qamili “thumbon” këngëtaret e rinj: Po rriteni si domatet me hormone

Mediale Vip

Bujar Qamili “thumbon” këngëtaret e rinj: Po rriteni si domatet me hormone

Më: 23 maj 2019 Në ora: 06:26
Bujar Qamili

Bujar Qamili, zëri unik i këngës shkodrane tregohet i kujdesshëm kur vjen puna te bashkëpunimet muzikore.

Nga studio e "Vizionit të Pasdites" në Vizion Plus, ai ka folur hapur për këngëtarët me të cilët nuk do të guxonte të bashkëpunonte kurrë.

Qamili shkoi edhe më tej duke thënë se këngëtar nuk bëhesh për një muaj dhe se këngëtarët e rinj “rriten me injeksione” si perimet.

“E para duhet të jetë mirë vokalisht, të ketë një autoritet dhe personalitet si këngëtar. Unë kam 42 vite në skenë dhe të tjerët duan të bëhen me një muaj. Këta të rinjtë e sotëm i ngatërrojnë gjërat sepse shikojnë që rriten domatet, kastravecat , rriten specat me injeksone dhe mendojnë që bëhen këngeëtarë për një muaj”, deklaroi Bujar Qamili.

Bujar Qamili është ndalur gjatë në një rrëfim për veten dhe 42 vitet e tij në skenë, ku hodhi poshtë zërat për një recital së shpejti të tijin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat