Rona Nishliu reagon për sulmin e gruas rome: Ky është trupi

Mediale Vip

Rona Nishliu reagon për sulmin e gruas rome: Ky është trupi

Më: 31 maj 2019 Në ora: 19:41
Rona Nishliu

Rona Nishliu ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas sulmit të dytë që iu bë gruas rome.

Një grua rome ditë më parë u linçua nën akuza të rrejshme dhe u sulmua në Lipjan nga disa qytetarë.

Por, i njëjti veprim është përsëritur edhe gjatë ditës së sotme në Ferizaj, gjë që nxiti reagime të shumta.

Këngëtarja Rona Nishliu, përmes një positmi në Instagram, ka reaguar ashpër duke u shprehur se i vjen shumë keq që ajo grua ishte pre e dhunës.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I RONËS, PA NDËRHYRJE:

“Ky është turpi! Për ty e dashun grua, më vjen shumë keq që ishe pre e dhunës, agresivitetit dhe rrenës. Më beso, po më dhemb çdo pjesë e trupit ku të goditën ty  e shpirti po më lëngon edhe ma fort. A thu nuk ka siguri ma me ecë në rrugët tona se del ndoj medium thjesht për biznes dhe merr në qafë njerëz të pafajshëm? Kaq të këqijë jemi bë veç 20 vjet pas maltretimeve të kobshme që kemi përjetu?
E ti o djali mendjelehtë, negativ deri në palcë e dhunues, pash zotin si po ndihesh??? Nuk e di a je i ri a fëmijë, por burrë s’ke me u ba kurrë. TURP PËR TY E TURP PËR NE  MARRE”.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat