Motrat Mustafa pas ‘përplasjes’ me Shyhreten, i ‘forcojnë’ edhe më shumë raportet me Shkurte Fejzën

Mediale Vip

Motrat Mustafa pas ‘përplasjes’ me Shyhreten, i ‘forcojnë’ edhe më shumë raportet me Shkurte Fejzën

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 21:12
Motrat Mustafa dhe Shkurte Fejza

Muajin e kaluar Motrat Mustafa bashkë me Shyhrete Behlulin e akuzuan njëra tjetrën për vjedhjen e idesë së këngës për nënën.

Ato u deklaruan për media, dhe treguan versionin e tyre dhe asnjëra as tjetra nuk e pranuan fajin siç është edhe një fjalë e urtë ‘Faji gjithmonë mbet jetim’, dhe ne këtë rastin e këngëtareve tona mbeti jetim.

Motrat Mustafa, kishin përmendur edhe Shkurte Fejzën duke thënë se ajo nuk kishte pasur faj që është distancuar nga Shyhrete Behluli. Pasi që i prishen raportet me Shyhrete Behlulin, Motrat Mustafa po shihen më afër Shkurte Fejzës. Ato po shoqërohen më shumë së bashku.

Siç duket nuk janë pishman aspak për prishjen e raporteve me Shyhreten, këtë e tregon fotoja e mëposhtme.

Këngëtaret, po ecin shumë mirë me koncerte duke i argëtuar fansat e tyre dhe publikun njëkohësisht.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat