Nora dhe Roberti janë prej 14 vitesh bashkë dhe një nga çiftet më simpatik të publikut. Së fundmi qarkulluan dhe thashetheme se ata i kishin dhënë fund martesës por e ftuar në “Xing me Ermalin”, Nora i hodhi poshtë këto fjalë duke u shprehur se ajo dhe Roberti janë ende bashkë. Këngëtarja tregoi edhe si është njohur me Robertin dhe shkak është bërë vëllai i tij, Patrisi.
“Me Robertin jam njohur para 14 viteve në disa koncerte në Gjermani ku kemi pasur turne. Patrisin e kam pasur në shkollë fillore në Dardani dhe në shkollë muzike. Robertin e kam njohur nëpërmjet Patrisit dhe e njihja si muzikant, si pianist shumë të mirë. Në turne në Gjermani njohëm njëri-tjetrin”, tregoi Nora.