Aktorja trondit: Jam një e mbijetuar e përdhunimit

Mediale Vip

Aktorja trondit: Jam një e mbijetuar e përdhunimit

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 15:36
Mira Sorvino

Aktorja Mira Sorvino, e cila ka qenë një nga zërat më të zëshëm në lëvizjen #MeToo, thotë se është një e mbijetuar e përdhunimit.

Sorvino bëri zbulimin gjatë një konference shtypi të mërkurën, së bashku me guvernatorin e New York, Andrew Cuomo.

"E gjithë  #MeToo ka qenë mahnitëse. Por ka qenë shumë traumatizuese për mua sepse më ktheu pas në të kaluarën time,"-tha ajo. "Nuk kisha kërkuar ndihmën që kisha nevojë për ngjarjen që më ndodhi prandaj kjo periudhë ishte interesante, e vështirë dhe njëkohësisht e mrekullueshme për mua. Po qëndroj përballë jush dhe po them se jo vetëm jam ngacmuar seksualisht nga Weinstein por jam gjithashtu viktimë e sulmeve seksuale dhe i kam mbijetuar përdhunimit."

Ndërsa vazhdoi të shtonte: "Unë kurrë nuk e kam thënë në publik, sepse ndonjëherë është e pamundur të ndash gjëra të tilla. 

Sorvino tha se nuk donte të hynte në detaje, zbuloi sulmin seksual për të ndihmuar të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat