Pas shumë kohësh, Gjira rikthehet në Prishtinë

Mediale Vip

Pas shumë kohësh, Gjira rikthehet në Prishtinë

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 11:31
Gjira Kajtazi

Ka një kohë të gjatë që këngëtarja shqiptare, Gjira, është shpërngulur në Gjermani aty ku edhe ka zhvilluar karrierën e saj.

Ajo së bashku me partnerin e saj, të cilin e mban më larg syrit të mediave jetojnë me vite të tëra atje dhe së fundmi mirëpritën fëmijën e parë, emri i të cilit është Maël.

Mirëpo pas një kohe shumë të gjatë, reperja Kajtazi më në fund është rikthyer sërish në Prishtinë te familjarët e saj.

Në fotografinë e fundit të ndarë në Instagram, reperja shfaqet bashkë me djalin derisa i tregon se ku ka jetuar. “Duke i treguar djalit tim, Bregu i Diellit është shtëpia e  nënës tuaj”, ka shkruar ajo.

Gjira njihet si një nga reperet më të veçanta shqiptare dhe para disa muajve pati një konflikt virtual me Rina Balajn.

Ndryshe, “AUA” mbetet projekti i fundit i lansuar nga ajo në versionin audio.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Showing my son „Sunny Hill“ ... this is ur mothers home ?

A post shared by Gjira (@gjirakajtazi) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat