Edhe një festë në familjen Xhaka.
Taulant Xhaka i ka propozuar në gjunjë martesë të fejuarës së tij, Arbnorës.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një fotografie që e postoi në rrjete sociale, ku shihet duke i propozuar me unazë të fjuarës.
“Zotëri dhe Zonja Xhaka” , ka shkruar ai mbi foto, ku pranoi shumë urime nga familjarët, miqtë e kolegët.