Është një nga reperët më të suksesshëm shqiptare.
Mc Kresha është drejt finalizimit të projektit të ri i cili këtë herë do të vijë në bashkëpunim.
Reperi i njohur nga Mitrovica kësaj radhe ka bashkuar forcat me artistin e njohur, Art Abazi.
Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtari në një ‘InstaStory’ duke treguar se kënga mban titullin ‘Ajo’, ndërsa nuk ka zbuluar detaje tjera.