Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger shkojnë në Hawaii për muajin e mjaltit

Mediale Vip

Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger shkojnë në Hawaii për muajin e mjaltit

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 23:49
Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger

Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger po e kalojnë muajin e mjaltit në Hawaii.

Udhëtimi i tyre romantik vjen vetëm dy javë pasi çifti u martua në një ceremoni shumë intime.

Para se të niseshin për këtë udhëtim në Hawaii, Pratt dhe Schwarzenegger kaluan kohë më familjen e tyre, përfshirë edhe djalin gjashtëvjeçar të Pratt, Jack.

Hawaii nuk është diçka e re për 40 vjeçarin Pratt pasi ai ka punuar atje pasi e ka përfunduar shkollën e mesme.

Aktori i kishte thënë Entertainment Weekly në vitin 2014 se ai ka fjetur në furgon kur jetonte në Hawaii.

“Unë kisha një mik me të cilin vendosëm që ta ndërtojmë një kamp për vete në plazh dhe jetuam ëndrrën tonë”, kishte deklaruar ai.

Pratt dhe 29 vjeçarja Schwarzenegger mund të jenë të martuar vetëm për një periudhë të shkurtër kohore, por tashmë kanë festuar disa momente të rëndësishmë së bashku.

Schwarzenegger e ka uruar bashkëshortin e saj për ditëlindje të premten me një kolazh të fotografive ku aktori i  Avengers: Endgame shihet duke shijuar disa aktivitete të ndryshme si biçiklizëm, lojë golfi dhe madje edhe në një banjë të ngrohtë me bashkëshorten e tij të re.

“Urime ditëlindjen fytyrë engjëllore. Më shumë se e bekuar të qesh me ty, të të dua, të bëj aventura me ty, të të puth dhe ta jetoj këtë jetë magjike me ty. Ti ma mbush jetën me gëzim. Të dua shumë. E lumtur”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat