Miliarderi Jeff Bezos shijon një darkë romantike me të dashurën

Mediale Vip

Miliarderi Jeff Bezos shijon një darkë romantike me të dashurën

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 21:33
Jeff Bezos dhe e dashura e tij Lauren Sanchez

Miliarderi Jeff Bezos dhe e dashura e tij Lauren Sanchez vazhdojnë ta jetojnë lidhjen e tyre të dashurisë larg vëmendjes së mediave dhe publikut.

Çifti janë parë në një restoran japonez në Kips Bay ku një burim pranë tyre ka thënë se ata kanë shijuar një darkë romantike nën dritën e qirinjve.

Sipas të njëjtit burim, ‘zogjtë e dashuruar’ kanë ngrënë sushi derisa kanë pirë edhe kokteje.

Bezos dhe Sanchez kanë qenë shumë të rezervuar në publik qysh prej kur lidhja e tyre skandaloze doli në publik, por kjo e fundit është parë duke u larguar nga ndërtesa ku njeriu më i pasur në botë më herët gjatë këtij muaji ka blerë një apartament në çati dhe dy apartamente të tjera me pamje nga Madison Square Park në vlerë prej 80 milionë dollarëve.

Çifti kanë qëndruar larg njëri-tjetrit prej kur lajmi për lidhjen e tyre sekrete u bë publik në muajin janar dhe ekipi i Bezos kishte nisur një hetim se si mesazhet e çiftit dolën në National ­Enquirer.

Një burim pranë tyre kishte thënë për Page Six se Sanchez “kishte bërë shumë presion mbi Bezos që ata të dilnin si çift publikisht” dhe se tani “ata janë të lirë ta jetojnë jetën e tyre së bashku”.

Divorcet e themeluesit të Amazon Jeff Bezos dhe aktores Lauren Sanchez janë finalizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat