Pamela Anderson vazhdon me akuza: Adil Rami më ka rrahur verën e kaluar

Mediale Vip

Pamela Anderson vazhdon me akuza: Adil Rami më ka rrahur verën e kaluar

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 08:47
Pamela Anderson dhe Adil Rami

Pasi e akuzoi për mashtrim dhe e quajti përbindësh, ish-lepurushja e “Playboy”, Pamela Anderson vendosën të përshkruajnë në detaje jetën e dyfishtë të ish të dashurit, futbollistit francez, Adil Ramit.

Megjithëse kishte thënë se do të heshte, aktorja dhe aktivistja vendosi të botonte disa korrespodenca dhe e-mail që i kishte shkëmbyer me ish-gruan e Ramit, Sidonie Biemont, me të cilën futbollisti ka binjakë.

Pamela i kishte shkruar Ramit, se ky i fundit i shtrëngoi kyçet e duarve dhe e tërhoqi për flokë gjatë një fjalosje që e kishin gjatë verës së kaluar.

Biemont kishte pohuar se vazhdonte të kishte marrëdhënie seksuale me lojtarin e Marseillet dhe se romanca e aktores me Ramin ishte vetëm për publicitet.

Sidonie dhe Rami dyshohet se ndërprenë lidhjen në vitin 2017, kur filloi të takohej me biondinën e botës së hollivudit.

Pamela gjithashtu e akuzoi Ramin se në të kaluarën i kishte izoluar të dashurat e saja, duke iu referuar edhe ndarjes së tij të parë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat