E papritur, dyshja mbretërore vendosin të pagëzojnë Archie-n në një ceremoni private

Mediale Vip

E papritur, dyshja mbretërore vendosin të pagëzojnë Archie-n në një ceremoni private

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 15:17
Meghan Markle dhe Princ Harry

Djali i Meghan Markle dhe Princ Harry-t, Archie, do të pagëzohet ditën e shtunë në datë 6 korrik në faltoren private të mbretëreshës në kështjellën Windsor. Një burim ka zbuluar për ‘HarpersBazaar’ se ceremonia do të jetë private dhe do të jenë të ftuar vetëm 25 miq e të afërm të familjes mbretërore.

Pasi ceremonia të përfundojë, pallati ‘Buckingham’ do të publikojë fotot e vogëlushit, njësoj si në pagëzimin e djalit të Kate dhe William vitin e kaluar. Vendimi për ta pagëzuar djalin erdhi si surprizë për të gjithë publikun, megjithatë çifti i Sussex ka zgjedhur ditën kur ai mbush 2-muajsh për këtë moment.

Korrespodentja e mbretërisë, Victoria Murphy, u shpreh për ‘ABC News’ se Meghan dhe Harry do t’i zbulojnë emrat e kumbarëve të te voglit, pasi ceremonia të përfundojë. Me siguri të gjithë ndjekësit e familjes mbretërore, janë duke pritur me shumë kërshëri detaje të tjera nga pagëzimi i Archie-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat