Pronari i klubit e akuzoi se nuk ia ktheu paratë, reagon Adelina Berisha

Mediale Vip

Pronari i klubit e akuzoi se nuk ia ktheu paratë, reagon Adelina Berisha

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 19:55
Adelina Berisha

Adelina Tahiri ditën e sotme ka qenë emër shumë i komentuar në shtypin rozë.   

Adelina Tahiri është akuzuar në një ish-pronar i një klubi në Tiranë se  ia mori një shumë parash dhe nuk ia ktheu më.

Madje, ai publikoi në rrjete sociale bisedën me këngëtaren, të cilën e quante ordienere dhe mashtruese.

“Tani bën dhe bllok, kujton se më ha lekët mua me një bllok”, shkruante ai në një nga postimet në InstaStory, duke e etiketuar Adelinën.

Por, e kontaktuar nga “Prive”, ajo dha versionin e saj për këtë ngjarje, ku tha se me ish-pronarin e klubit kishte marrëveshje për t’i realizuar tri koncerte, andaj ai ia kishte dhënë një shumë të cakutar parash si paradhënie.

“Kjo histori ka filluar para dy vitesh. Një pronar klubi në Shqipëri, m’i pati dhënë si paradhënie disa para për tri koncerte dhe ato koncerte s’i ka mbajtur kurrë sepse e ka mbyllur klubin. Krejt vonë ka filluar të më bëjë presion që t’ia kthej paratë.Unë nuk jam marrë me të. Në gjithë botën, depositi nuk kthehet sepse është një lloj garancie. Ai m’i pati dhënë paratë edhe unë s’ia kam kthyer se datat e koncerte të mia janë zënë. Ka vazhduar të më bëjë presion, dhe më ka ardhur në xhirime të video klipit dhe më ka kërcënuar, ai kërkonte edhe më shumë para se që më kishte dhënë. Ato para që i kam pasë me vete në xhirime ia kam dhënë sepse s’kam dashur probleme. Më ka kërcënuar, ia dhashë paratë dhe thashë le të më hiqet qafe!” Ai ka vazhduar të më thërrasë e të më bëjë presion. Ka shkruar lajm se jam ordinere dhe s’po mi jep paratë, ai edhe pse ia kam dhënë paratë ka vazhduar të më kërcënojë”, tha Adelina.

Këngëtarja, po ashtu ka reaguar përmes rrjeteve sociale, ku shkruan “Kush eshte ordineri ktu? A kthehet Kapari i koncerteve pse mbyllet lokali!!!!!Dhe a quhet borxh ky!!”.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat