Çfarë duhet të dini tjetër për pagëzimin e djalit të Meghan dhe Harry-t?

Mediale Vip

Çfarë duhet të dini tjetër për pagëzimin e djalit të Meghan dhe Harry-t?

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 06:57
Familja mbretërore

Pagëzimi i djalit të Meghan Markle dhe Princ Harry do të bëhet në datë 6 korrik në faltoren private të kështjellës ‘Winsor’. Pas këtij lajmi, janë bërë të ditura të tjera detaje nga ky moment special i dyshes mbretërore. Archie do të pagëzohet nga kryepeshkopi i Canterbury, ndërsa ceremonia do të jetë private pasi duka dhe dukesha kërkojnë ta mbrojnë djalin e tyre. Sipas disa thashethemeve të qarkulluara në rrjet, kumbarët e Archie do të jenë George dhe Amal Clooney, megjithatë kjo nuk është konfirmuar nga vetë çifti mbretëror.

Archie do të veshë të njëjtin kostum të pagëzimit që kanë veshur më parë edhe kushërinjtë e tij. Ky kostum është një kopje e origjinalit, i cili u dizenjua në vitin 1841 për pagëzimin e vajzës së Mbretëreshë Victoria. Orgjinali është veshur edhe nga vetë Mbretëresha Elizabeth, Princ Charles, Princ Harry dhe William. Më pas mbretëresha vendosi që ky kostum të mos përdorej më dhe kështu u dizenjua kopja tjetër.

Të tjera detaje pritet të zbulohen në ditët në vazhdim lidhur me këtë ditë të veçantë për Harry-n dhe Meghan, megjithatë fansat e tyre janë duke pritur me shumë kërshëri ditën e pagëzimit të Archie-t, pasi familja mbretërore do të ndajë të tjera foto të vogëlushit pas ceremonisë në faltore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat