‘Do më njohësh kush jam’, Eni nxehet keq pasi i mbyllin telefonin live në emision - Bota Sot
‘Do më njohësh kush jam’, Eni nxehet keq pasi i mbyllin telefonin live në emision

Mediale Vip

‘Do më njohësh kush jam’, Eni nxehet keq pasi i mbyllin telefonin live në emision

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 15:24
Eni Çobani

Ditën e djeshme në rubrikën "Shihemi në gjyq", juristja e njohur Eni Çobani është vendosur në një situatë të papritur teksa njëri nga personat i përfshirë në çështjen e trajtuar dje i mbylli telefonin gjatë transmetimit live.

Eni Çobani nuk e ka pritur fare mirë reagimin e tij dhe e nxehur nga veprimi dhe ka thënë në mes të emisionit se ai do ta njihte se kush ishte, pasi kishte guxuar t’i mbyllte telefonin.

Ajo ka marr në telefon vëllain e Fluturës e cila ishte gruaja që ndodhej në studio dhe ai i ka thënë:

Image

“Dëgjo këtu, ti nuk ke punë farë të më marrë mua në telefon njëherë, ta dish, në radhë të parë. Problemet me motrën time i zgjidh unë me motrën time.” “Po nuk keni arritur do t’i zgjidhni problem…”, i ka thënë Eni teksa vëllai i zonjës i është kthyer: :Si mi, ça problemesh me? Ajo të ikë ta çojë burrin në punën, se burri i asaj po ha pensionin e nënës time.”, përfundon ai dhe i mbyll Eni Çobanit telefonin.

"Njerëzit të cilët në këtë lloj kulture dhe edukate me të cilën ne i flasim, me shumë dashuri, marrin guximin dhe mbyllin edhe telefonin, ky meriton një përgjigje edhe nga unë. Pra e para që në këtë mbyllje telefonate unë kuptoj se me kë kam të bëj, me një njeri i cili nuk ka respekt as për njeriun që flet, po për më tepër dhe për rastin për të cilin ne flasim, për nënën e tij.

'Pra unë i nderuar të kam telefonuar vetëm për një gjë, që ti të më thuash të vërtetën, që ku është pensioni që ti merr me një kartë të nënës tënde, gjë e cila ty nuk të lejohet ta marrësh, që është shkelje. Dhe unë po të paralajmëroj që nëse ti do të vazhdosh të mbash këtë, qëndrim kundrejt motrës tënde, dhëndrit dhe neve personalisht që po ju lusim të na thoni të vërtetën, atëherë këtu do të ketë organe të tjera që do të merren me ju. Ai burrë që guxoi të më mbyllë telefonin live, ai tani do të më njohë se kush jam, që nga ky moment,”, tha Eni Çobani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...