Shfaqja “Victoria’s Secret” anullohet për këtë vit, modelja e njohur zbulon arsyet

Mediale Vip

Shfaqja “Victoria’s Secret” anullohet për këtë vit, modelja e njohur zbulon arsyet

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 23:30
Shanina Shaik

Shanina Shaik është një nga modelet më të njohura të “Hollywood”, e cila prej kohësh është pjesë e “Victoria’s Secret Show”. Gjatë një interviste për ‘Daily Mail’, modelja ka zbuluar se shfaqja e këtij viti nuk do të bëhet. “Fatkeqësisht, shfaqja këtë vit nuk do të bëhet. Është pak e vështirë për mua, pasi në këtë periudhë çdo vit kam qenë duke u trajnuar si ëngjëll. Jam e sigurt që do gjejnë një mënyrë ta vazhdojnë shfaqjen. Është më e bukura në botë”, është shprehur Shaik, e cila ka qenë pjesë e shfaqjes në 2011, 2012, 2014, 2015 dhe 2018. Sipas ‘New York Times’, kjo gjë ka ndodhur për shkak të uljeve të shikueshmërisë. Gjithashtu, deklaratat e shefit të marketingut, Ed Razak, kundër modelëve trans kanë ndikuar negativisht në shikueshmëri. “Victoria’s Secret” është një nga shfaqet më të rëndësishme të vitit, ku për 42 minuta modelet më në zë ecin në pasarelë me të brendshme, nën muzikën e këngëtarëve më të famshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat