Bebe Rexha pjesë e kampanjës ‘Love your self’: Çdo trup është i bukur - Bota Sot
Bebe Rexha pjesë e kampanjës ‘Love your self’: Çdo trup është i bukur

Mediale Vip

Bebe Rexha pjesë e kampanjës ‘Love your self’: Çdo trup është i bukur

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 16:07
Bebe Rexha

Sukseset e këngëtareve shqiptare anembanë botës nuk kanë të ndalur. 

Bebe Rexha po vazhdon të jetë një emër mjaft i suksesshëm në tregun ndërkombëtar, e cila krahas muzikës është e fokusuar edhe në projekte të tjera.

Së fundmi, bukuroshja jonë bëri të ditur se është pjesë e një bashkëpunimi me ‘Bebe Store’, në mënyrë që t’i vë në shitjet bluzat që ajo ka dizajnuar.

“Krenare të ju prezantoj bashkëpunimin tim të ri: “Bebe e do Beben” me Bebe Stores. Keto do jenë në tabela kudo prej shtatorit. Çdo trup është i bukur dhe me këtë Bebe pajtohet”, ka shkruar mes te tjerash këngëtarja Rexha.

Biondja javë më parë protestoi fuqishëm për projektligjin që u votua në Alabama, për shndërrimin e abortit si proces ilegal, derisa krijoi edhe bluzat ‘Vagina ime, zgjedhja ime’.

Ndër të tjerash, kjo duket se vjen pas kritikave që 28-vjeçarja mori për peshën e saj, derisa edhe dizajnerët e modës kanë refuzuar të punojnë me artisten shqiptare.

Ndryshe, Bebe është duke e shijuar suksesin e projektit të saj të fundit “Harder” në duet me Jax Jones, ku në YouTube ka grumbulluar mbi katër milionë shikime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...