Brigitte Macron, një zonjë e parë ndryshe nga të tjerat - Bota Sot
Brigitte Macron, një zonjë e parë ndryshe nga të tjerat

Mediale Vip

Brigitte Macron, një zonjë e parë ndryshe nga të tjerat

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 09:34
Brigitte Macron

Brigitte Macron prej 2 vitesh tashmë është zyrtarisht zonja e parë e Francës. Por kush është kjo zonjë që ka tërhequr kaq shumë vëmendjen e gjithë botës?

Modeli i saj i flokëve antikonformist dhe pamja e saj elegante dhe shik kanë krijuar që në çastet e para shumë fansa, mes të cilëve edhe të famshëm si Madonna. Brigitte Macron, bashkëshortja e presidentit francez dhe 25 vite më e madhe se ai në moshë ka tërhequr vëmendjen që para se të vishte funksionet e zonjës së parë.

Ish-mësuese e letërsisë, bjonde me sytë bojqielli, Briggite u projektua në ekranin e madh kur bota zbuloi rritjen e Emmanuel Macron, kurrë i zgjedhur më parë dhe krejt i ri në politikë, që u bë në moshën 39 vjeçare presidenti më i ri në historinë e Francës.

Elegante, gjithnjë e buzëqeshur, Brigitte Macron, 66 vjeçare, e quajtur “Bibi” nga të afërmit e saj, është bërë tashmë protagoniste e dhjetra faqeve të para, e fotografuar me bashkëshortin e saj në rrugët e Parisit, me rroba banje në plazh

“Seksi”, “elegante”, “e shkëlqyeshme”… veshja e kësaj fanse të Louis Vuitton, përbëhet kryesisht nga një fund i shkurtër dhe taka të larta ose pardesy e zezë mbi pantallona të ngushta. Stili i saj ka ngjallur kureshtje nga Pekini në Nju Jork. Një kuriozitet i ushqyer gjithashtu nga një histori dashurie me aromë transgresive.

E lindur në Amien, qytet i vogël në veri të Francës, në një familje pronare e një pastiçerie me emër, Brigitte Trogneux i ishte premtuar një fat më konformist. Kur ajo takoi Emmanuel në fillim të viteve ’90, ishte e martuar dhe nënë e tre fëmijëve. Asokohe 40 vjeç, jep mësim gjuhën franceze dhe menaxhon një teatër të vogël në lice. Kur u njoh me Macron ishte krejtësisht e tërhequr nga inteligjenca e nxënësit të saj të ri 15-vjeçar. Emmanuel theu tabutë, ai i shprehu asaj ndjenjat.

Brigitte Macron prej 2 vitesh tashmë është zyrtarisht zonja e parë e Francës. Por kush është kjo zonjë që ka tërhequr kaq shumë vëmendjen e gjithë botës?

Modeli i saj i flokëve antikonformist dhe pamja e saj elegante dhe shik kanë krijuar që në çastet e para shumë fansa, mes të cilëve edhe të famshëm si Madonna. Brigitte Macron, bashkëshortja e presidentit francez dhe 25 vite më e madhe se ai në moshë ka tërhequr vëmendjen që para se të vishte funksionet e zonjës së parë.

Ish-mësuese e letërsisë, bjonde me sytë bojqielli, Briggite u projektua në ekranin e madh kur bota zbuloi rritjen e Emmanuel Macron, kurrë i zgjedhur më parë dhe krejt i ri në politikë, që u bë në moshën 39 vjeçare presidenti më i ri në historinë e Francës.

Elegante, gjithnjë e buzëqeshur, Brigitte Macron, 66 vjeçare, e quajtur “Bibi” nga të afërmit e saj, është bërë tashmë protagoniste e dhjetra faqeve të para, e fotografuar me bashkëshortin e saj në rrugët e Parisit, me rroba banje në plazh.

“Seksi”, “elegante”, “e shkëlqyeshme”… veshja e kësaj fanse të Louis Vuitton, përbëhet kryesisht nga një fund i shkurtër dhe taka të larta ose pardesy e zezë mbi pantallona të ngushta. Stili i saj ka ngjallur kureshtje nga Pekini në Nju Jork. Një kuriozitet i ushqyer gjithashtu nga një histori dashurie me aromë transgresive.

E lindur në Amien, qytet i vogël në veri të Francës, në një familje pronare e një pastiçerie me emër, Brigitte Trogneux i ishte premtuar një fat më konformist. Kur ajo takoi Emmanuel në fillim të viteve ’90, ishte e martuar dhe nënë e tre fëmijëve. Asokohe 40 vjeç, jep mësim gjuhën franceze dhe menaxhon një teatër të vogël në lice. Kur u njoh me Macron ishte krejtësisht e tërhequr nga inteligjenca e nxënësit të saj të ri 15-vjeçar. Emmanuel theu tabutë, ai i shprehu asaj ndjenjat.

“Emmanuel më tha: çfarëdo që të bëni do martohem me ju!”, tregon ajo.

Në këtë qytet provincial, kjo çështje nuk përtypet mirë. Por Brigitte reziston, ndërkohë që prindërit e Emmanuel i kërkojnë që të mos e shohë deri sa ai të ketë mbushur 18 vjeç.

“Kur vendos për diçka, e bëj!”, thotë ajo. Duke mos u shqetësuar me “çfarë do të thotë bota”, ajo ndahet nga buri i saj bankier në vitin 2006 dhe martohet një vit më vonë me djaloshin e ri që më pas do të bëhet funksionar i lartë.

“Ajo nuk më dashuroi për atë që kisha. Për një situatë. Për një rehati apo siguri që i jepja. Ajo hoqi dorë nga të gjitha këto për mua”, shkruan ai në librin e tij “Révolution” (Revolucion).

Ky çift  presidencial shumë ndryshe, pikërisht për këtë karakterisitkë ka marrë pëlqimmin e shumë mediave, ku “New Yorker” përshëndet këtë “familje moderne” dhe këtë “çift atipik”.

Një histori ndryshe që ka habitur, ka zemëruar dhe ka bërë për vete shumë persona. Një histori e denjë për t’u bërë përrallë dhe se si do të përfundojë na mbetet vetëm të presim dhe të shohim.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...