A e la Geti pa punë Marinën? Zbulohet e vërteta - Bota Sot
A e la Geti pa punë Marinën? Zbulohet e vërteta

Mediale Vip

A e la Geti pa punë Marinën? Zbulohet e vërteta

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 22:04
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi

Marina Vjollca është një prej moderatoreve më të komentuara dhe më të dashura për publikun shqiptar. Prej disa muajsh Marinën nuk e kemi parë më në ekran dhe fillimisht u tha që Marina mbeti larg televizionit prej kërkesa të partnerit të saj Getoarit. Por ky i fundit në një dalje televizive i mohoi këto thashetheme duke u shprehur se bashkëshortja e tij është shumë përzgjedhëse.

E siç duket moderatorja do të kthehet në TV Klan këtë vit. Së fundmi është zbuluar detaje të reja mbi programin që ajo do të bashkëdrejtojë.

Ata do të “bashkojnë forcat” duke na sjellë një program totalisht të ri, fokusi i të cilit do të jetë argëtimi nëpërmjet humorit dhe muzikës. Programi do të jetë nën drejtimin e Julian Dedës dhe Marinës. Ndërkohë që ende në pikëpyetje mbetet pjesëmarrja e Bes Kallakut në këtë program.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...