Serdar Ortaç po lëngon nga dhimbjet e këmbës, mezi po qëndron në skena koncertale

Mediale Vip

Serdar Ortaç po lëngon nga dhimbjet e këmbës, mezi po qëndron në skena koncertale

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 16:35
Serdar Ortaç

Serdar Ortaç ka 25 vite që është në skenën muzikore turke duke sjell një numër të madh hitesh.

Këngëtari u bë i njohur te publiku shqiptar me video projektin, “Karabiberim”, të cilin e ka kënduar live në një koncert të mbajtur në Prizren.

Por, këngëtari ka treguar për herë të parë se lëngon nga dhimbja e këmbës së majtë dhe kjo po ia vështirëson qëndrimin e gjatë në skenë.

“Jam mirë me shëndet. Nuk jam si dikur, pasi që po kam dhimbje në këmbën e majtë. Aktualisht po mundem të qëndrojë në skenë, por jo për kohë të gjatë”, ka pohuar ai teksa ka mbajtur një koncert, ku ishte e pranishme nëna e saj.

Kësaj të fundit i ka kërkuar falje pasi që nuk e kishte dëgjuar sa ishte fëmijë dhe se tek tani po i kujtohen këshillat që i kishte dhënë sa ishte i ri.

Ndryshe, Ortaç vite më parë i ka dhënë fund martesës me modelen boshnjake, Emina , me të cilën ka dy djem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat