Brad Pitt i zbulon sekretet më të errëta të jetës së tij - Bota Sot
Brad Pitt i zbulon sekretet më të errëta të jetës së tij

Mediale Vip

Brad Pitt i zbulon sekretet më të errëta të jetës së tij

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 20:57
Brad Pitt

Aktori i famshëm hollivudian dhe një nga meshkujt më të bukur në botë, Brad Pitt, këto ditë është në qendër të vëmendjes botërore për shkak të filmit të tij të ri "Once Upon a Time in Hollywood".

Në një intervistë për New York Times, ai zbuloi se në një moment të jetës së tij luftoi me varësinë ndaj alkoolit.

Aktori i njohur foli edhe për shkurorëzimin nga aktorja Angelina Jolie, që ishte një nga periudhat më të vështira të jetës së tij. Një nga arsyet kryesore ishte pikërisht varësia e Bradit nga alkooli.

"I mora gjërat në duart e mia dhe hoqa dorë nga alkooli. 18 muaj shkova në takime të alkoolistëve anonimë pasi Angelina i dorëzoi dokumentet e shkurorëzimit," tha Pitt.

Pitt theksoi se në grup ishin vetëm meshkuj dhe se e ndihmoi shumë fakti që në grup ishin të gjithë të hapur dhe të gatshëm të tregonin se cilat ishin gabimet e tyre.

"Ky ishte vendi im i sigurt ku gjykimet nga të tjerët ishin të minimizuara, ndërsa edhe unë veten nuk e gjykoja shumë," shtoi ai.

Ajo që është interesante është se askush nga alkoolistët anonimë nuk ia shiti këtë histori mediave.

Përveç kësaj, aktori i njohur zbuloi se në një moment të jetës së tij luftoi edhe me varësinë ndaj narkotikëve, sepse pothuajse çdo ditë konsumonte marihuanë, dhe theksoi se fama në vitet e nëntëdhjeta nuk i pëlqeu fare.

"Ato ishin vitet e nëntëdhjeta dhe i gjithë ai popullaritet nuk më pëlqente fare. Nuk ndihesha mirë për shkak të pritjeve jorealiste por edhe nga mendimet e njerëzve të tjerë. U bëra vetmitar dhe u bëra i pavetëdijshëm për gjithçka që po ndodhte rreth meje," tha ai.

Aktori iu referua edhe fëmijërisë së tij dhe tha se ai gjithmonë ishte edukuar që të mos tregonte dobësi, dhe vetëm tani në moshën madhore ia lejon vetes të jetë i ndjeshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...