Këngëtarja shqiptare ka gati projektin e veçantë, nuk e ka bërë askush më parë

Mediale Vip

Këngëtarja shqiptare ka gati projektin e veçantë, nuk e ka bërë askush më parë

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 22:11
Bleona Qereti

Komentet negative në rrjetet sociale janë kthyer tashmë në një problem të madh për përdoruesit e tyre, e sidomos për personazhet e njohur.

Këta të fundit, shpeshherë janë vënë në qendër të vëmendjes nga komentuesit, qoftë edhe për një gjë fare të vogël.

Këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar dot as këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, e cila ka raste që të gjykohet nga fansat e saj për veshjen apo ndonjë deklaratë që bën.

Por Bleona nuk e ka aspak problem që t’u përgjigjet atyre që e kritikojnë në të njëjtën mënyrë. Ndërkohë sot, Qereti ka vendosur që t’ua mbyllë gojën njëherë e mirë të gjithë atyre që gjykojnë dhe kanë vetëm gjëra negative për të thënë.

Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku shfaqet ajo së bashku me një qen, e bashkëngjitur me të shkruan se po punon për një këngë të re e cila mban titullin “Haters”.

“Kënga ime e re do të publikohet në datë 27 shtator. Kam vendosur të flas për një fenomen që është bërë pjesë e jetës së çdo personi që përdor rrjetet sociale, veçanërisht personazhet e njohur. Jo të gjithë ne kemi kurajën të zbulojmë se çfarë është në të vërtetë: Një kancer digjital! Jam duke folur për komentet të mbushura me urrejtje nga njerëz të mjerë, të cilët shumicën e kohës shkruajnë nga llogari fallco duke përdorur WiFi falas. Këta dështakë nuk kanë as kurajën të përdorin emrat e vërtetë dhe kjo është e vetmja mënyrë për të justifikuar dështimin e tyre në jetë duke ju drejtuar gishtin të tjerëve, që në të vërtetë kanë punuar fort për të arritur aty ku janë! P.S: Ju fal të gjithëve, sepse nëse më ndiqni ju jeni fansa”, shkruan Bleona.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat