Angelina Jolie po rizbulon veten - Bota Sot
Angelina Jolie po rizbulon veten

Mediale Vip

Angelina Jolie po rizbulon veten

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 20:01
Angelina Jolie me femijet e saj

Angelina Jolie po rizbulon veten. Aktorja dhe regjisorja e famshme po gjen një perspektivë të re tani që fëmijët e saj po rriten dhe po ndryshon mënyrën sesi e shikon veten.

"Kur fëmijët tuaj janë të vegjël ndihesh më shumë 'nënë'. Kur bëhen adoleshentë, të kujtojnë veten kur ke qenë adoleshente. I shikon fëmijët duke shkuar në klube dhe pyet veten se përse nuk mund të shkosh edhe ti. Jam në një moment kënaqësie ku po rizbuloj veten,"-tregoi Jolie.

Ylli i Hollywood është nënë e 6 fëmijëve me ish-bashkëshortin Brad Pitt: Maddox, 18 vjeç, Pax, 15, Zahara, 14, Shiloh, 13, dhe binjakët Vivienne e Knox, 11 vjeç.

Angelina u shpreh se është më e fokusuar tek aktrimi pasi puna si regjisore i merr shumë kohë dhe e largon nga familja.

"Po aktroj më shumë tani dhe merrem në pak me regji sepse nuk mund të jem aty kur familja ime ka nevojë . Puna si regjisore kërkon më shumë kohë dhe përpjekje. Dhe mezi pres ta bëj këtë kur gjërat të jenë më mirë,"-shtoi Jolie.

Aktores i pëlqen ti marrë fëmijët në punë pasi dëshiron të shohin një anë tjetër të sajën.

"Ata janë të shkëlqyer. Kur më shohin duke bërë ndonjë aktrim të lezetshëm, mendojnë se është qesharake. Janë mësuar të më shohin si mami. Por është argëtuese dhe interesante pasi xhirime të ndryshme të dërgojnë në botë të ndryshme, kultura dhe vende të ndryshme"-u shpreh ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...