1 vit pas martesës, Hailey zbulon sekretet e marrëdhënies së mirë me Justin Bieber - Bota Sot
1 vit pas martesës, Hailey zbulon sekretet e marrëdhënies së mirë me Justin Bieber

Mediale Vip

1 vit pas martesës, Hailey zbulon sekretet e marrëdhënies së mirë me Justin Bieber

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 15:24
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

Është mbushur 1 vit nga dita kur Justin Bieber dhe Hailey Baldwin vendosën të kurorëzonin lidhjen e tyre me martesë.

Pavarësisht se dashuria mes tyre është shumë e fortë, marrëdhënia mes Hailey-t dhe Justin ka kaluar në jo pak probleme.

Megjithatë ata kanë ditur si ta bëjnë lidhjen të funksionojë dhe gjithë sekretet Hailey i ka treguar në një intervistë të dhënë së fundmi për “Vogue Australia”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Go best friend that’s my best friend

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on

Kur u pyet nëse vazhdon të mendojë se martesa është e vështirë, Hailey u përgjigj se gjithmonë ka për të qenë kështu, sepse një marrëdhënie e mirë kërkon shumë punë.

“Unë e kam thënë këtë gjë kur ndodhën shumë gjëra të reja. Unë nuk kisha jetuar kurrë me dikë tjetër më parë. Nuk më ishte dashur kurrë të bashkjetoja me dikë, kështu që unë isha duke mësuar si të ndaja hapësirën time me dikë tjetër për herë të parë”, është shprehur Baldwin. Megjithatë ajo ka shtuar se sot gjërat mes tyre janë më të lehta, sepse kanë mësuar të përshtaten me njëri-tjetrin.

“Ne kemi gjetur një ritëm. Kalojmë më bukur bashkë, gjë që duhet të ndodhë kur kalon më shumë kohë me dikë që dashuron”, ka thënë Hailey. Ajo ka treguar se leksioni i parë që ka mësuar në këtë 1 vit martesë ka qenë se nëse nuk dëshiron të bësh kompromise nuk mund të të kesh një marrëdhënie të mirë. Hailey ka shtuar se një tjetër faktor që ka ndikuar shumë në lidhjen me Justin, ka qenë besimi i tyre i përbashkët, sepse sipas saj kjo gjë ka lehtësuar konliktet. Duke qenë se marrëdhënia mes Hailey-t dhe Justin po shkon kaq mirë pritet që në fund të këtij muaji të ketë një ceremoni të dytë martesore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...