Alban Skenderaj në mbështetje për të prekurit nga tërmeti

Mediale Vip

Alban Skenderaj në mbështetje për të prekurit nga tërmeti

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 09:06
Alban Skenderaj

Një valë dridhjesh të tokës kanë përfshirë disa vende në Shqipëri, duke shkaktuar shumë të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Shumë njerëz kanë mbetur jashtë shtëpive të tyre, ngase tërmeti i fuqishëm dëmtoi jashtë mase vendbanimet derisa lëndoi shumë persona.

Në këtë situatë fatkeqësie, këngëtari Alban Skenderaj është solidarizuar me viktimat, duke shkruar: “Të gjitha lutjet dhe e gjithë mbështetja shkon për bashkatdhetarët tanë që mund të kenë patur pasoja fizike apo materiale nga termeti i sotëm. Me suport edhe nga institucionet përkatëse, të gjithë, duke përfshirë edhe fëmijët duhet të informohemi më shumë rreth mënyrës se si duhet të reagojmë në rast tërmeti apo ndonjë katastrofe tjetër natyrore e cila mund të rishfaqet në çdo moment.” 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat