Korab Shaqiri është kthyer pas 11 viteve në festivalin muzikor, “Kënga Magjike”.
Këngëtari shqiptar këtë vit është prezantuar me këngën “Fenomen”, me një performancë të mahnitshme dhe të pëlqyer nga fansat e tij, e cila tashmë është publikuar në kanalin zyrtar, YouTube.
Veç tjerash, Korabi ka ndarë edhe një postim nga performanca live te “E diela shqiptare” me ndjekësit në rrjetin social, Instagram.
Theksojmë që gjysmëfinalja dhe nata e madhe finale e “Kënga Magjike 2019” do mbahen me 3, 4 dhe 7 dhjetor.