Humb betejën me kancer, ndërron jetë aktorja amerikane

Mediale Vip

Humb betejën me kancer, ndërron jetë aktorja amerikane

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 23:39
Diahann Carrol

Diahann Carrol ka vdekur në moshën 84 vjeç.

Diahann Carroll, një këngëtare dhe aktore skenike e gjithanshme, e cila la gjurmë në televizion për çështjen e grave me ngjyrë në vitet 1960 duke luajtur një infermiere dhe nënë beqare, vdiq të premten në moshën 84-vjeçare, tha menaxheri i saj, shkruan Yahoo.

Ajo kishte vuajtur nga sëmundja e kancerit dhe ndërroi jetë në shtëpinë e sja në Los Angeles, duke pasur vajzën pranë saj, tha menaxheri Brian Panella, përmes telefonit.

“Ajo e kishte luftuar këtë sëmundje për disa kohë dhe nuk donte që bota ta dinte”, tha Panella që kishte menaxhuar karrierën e saj për 20 vjet.

Ajo luajti Julia Baker, një infermiere duke luftuar për të rritur një djalë të ri, pasi burri i saj u vra në luftën e Vietnamit.

Me këtë shfaqje që u zhvillua në tre sezona, ajo fitoi një çmim Golden Globe, ishte një zë për gratë afrikano-amerikane që sapo kishin filluar të bënin hyrje në ekranin e vogël në atë kohë.

“Ajo kurrë nuk donte të lavdërohej për asgjë në lidhje me këtë,” tha Panella.

Aktorja vazhdoi të luante role të shumta, kryesisht në shfaqje televizive dhe filma për TV, deri vetëm disa vjet më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat