49 vjeçare, por Naomi Campbell thotë se ende nuk është e gatshme të bëhet nënë

Mediale Vip

49 vjeçare, por Naomi Campbell thotë se ende nuk është e gatshme të bëhet nënë

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 09:19
Naomi Campbell

Naomi Campbell, 49 vjeç thotë se ajo ‘nuk është ende e gatshme të bëhet nënë, pasi flet për jetën e saj si beqare.

Ajo është një nga figurat më të qëndrueshme të modelimit në botë, pasi shijon karrierë dhjetëvjeçare dhe tani është më e vjetër sesa shumë nga yjet me të cilët ndan pistën, shkruan DailyMail.

Naomi Campbell, 49 vjeç, ka zbuluar se ajo nuk është ende e gatshme që të bëhet nënë.

Në një intervistë për “WSJ”, bukuroshja britanike u pyet për planet e saj të mundshme që të ketë fëmijë dhe u përgjigj “Naomi të ketë fëmijë, ende jo, do të shoh se çfarë më sjell universi”.

Në këtë intervistë, Naomi foli edhe për jetën si beqare, pas vitesh që ishte në lidhje me burra të profilit të lartë.

“Të jesh vetëm nuk do të thotë të jesh e vetmuar,” tha ajo. “Nuk kam kohë të mërzitem dhe nuk kam kohë të jem e vetmuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat