Brunilda Lahe e njeh mirë rrezikun gjatë pritjes së ëmbël, por nuk shpëton dot nga tundimi - Bota Sot
Brunilda Lahe e njeh mirë rrezikun gjatë pritjes së ëmbël, por nuk shpëton dot nga tundimi

Mediale Vip

Brunilda Lahe e njeh mirë rrezikun gjatë pritjes së ëmbël, por nuk shpëton dot nga tundimi

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 20:46
Brunilda Lahe

Pothuaj gjatë të gjithë periudhës së pritjes së ëmbël, Bruna Lahe po e kalon në kujdes të plotë për veten dhe bebin. Kanë mbetur edhe pak javë deri në kohën që Bruna dhe bashkëshorti i saj të bëhen prindër të një vajze dhe deri atëherë Bruna po kujdeset që gjithçka të shkojë mirë; të ushqehet shëndetshëm, të bëjë sat ë mundet aktivitet fizik, si edhe të tregojë sukses të madh për dietën.

Pak javë më parë, e ftuar në “Rudina”, moderatorja tregoi se gjatë muajve të pritjes së ëmbël dieta e saj është bërë më e shëndetshme. Në fillim të shtatzënisë, pothuaj për tre muaj, hante vetëm brumëra, pothuajse gjithçka vetëm me përmbajtje brumi:“Tre muajt e parë ishin vetëm brumërat, haja pa fund, kisha vazhdimisht uri. Kolegët më thoshin se këtë sezon do e mbyllësh me 20 kg më shumë….”

Por më vonë, dieta ndryshoi: “Ka ndryshuar mëngjesi, nuk dal nga shtëpia pa ngrënë mëngjes të mirë. Edhe për shkak të punës, më ndodhte që mëngjesin ta haja jashtë më shumë, ndërsa tani jo. Nuk dal nga shtëpia pa ngrënë mëngjes të mirë.”

Kur ende nuk kishte hyrë në muajin e gjashtë të shtatzënisë, Bruna kishte shtuar vetëm 9.5 kg, por nuk e ka aspak problem këtë pjesë. Deri në dhjetor, edhe disa kilogramë të tjerë do të jenë plotësisht të justifikueshëm…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...