Sara Hoxha u bë nënë për herë të dytë, Alketa vë re detajin e veçantë: Mrekullia vetë

Mediale Vip

Sara Hoxha u bë nënë për herë të dytë, Alketa vë re detajin e veçantë: Mrekullia vetë

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 16:14
Alketa Vejsiu, Sara Hoxha

Sara Hoxha është bërë nënë për herë të dytë dhe lajmin e bukur e bëri të ditur vetë ajo me një foto ku shfaqet me bebushin e porsalindur dhe  London Noorin.

Sara shkruan se vogëlushi ka ardhur në jetë parakohe dhe se i kanë vendosur të voglit një emër unik, Roman. “Çmendurisht në dashuri me Roman-in tonë, i lindur dje më 11 tetor 2019. Më herët sesa pritej por megjithatë 2.9 kg gëzim i pastër”, shkruante Sara.

Sara mori urime të shumta nga fansat e nga personazhe të njohur të ekranit, por mes tyre dallon komenti i veçantë i Alketa Vejsiut. 

“Keta bebat e tu jane te paduruar per te dale ne drite. Zoti ju bekofte.

Mrekullia vet”, i komenton Alketa duke na kujtuar kështu që edhe London Noori lindi parakohe tre vite më parë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat