Alketa Vejsiu mirënjohëse përjetë Vera Grabockës: Gjithë jetën time do të të detyrohem shumë

Mediale Vip

Alketa Vejsiu mirënjohëse përjetë Vera Grabockës: Gjithë jetën time do të të detyrohem shumë

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 15:59
Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka

Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu janë dyshja e pandarë e televizonit shqiptar dhe duke qenë se kanë vite që njihen, mund të themi se ato kanë një jetë bashkë.

Të dyja kanë drejtuar spektaklet më të rëndësishme në vend, duke fuqizuar edhe figurën e vajzave e grave në media.

Për Alketën, Vera ka qenë mbështetja më e madhe për gjithë këto kohë, ndaj ajo nuk nguron asnjëherë t’i shprehë mirënjohjen e saj. Së fundmi Alketa ka publikuar në rrjete sociale një foto përkrah Verës, e cila është realizuar në sfilatën e “Class Fashion Show”.

Përkrah fotos Alketa ka shkruar: “Ata që të duan janë për ty gjithmonë aty, kur ti nuk e pret, kur ti nuk e kërkon! Sepse kështu funksionon për dashurinë dhe miqësinë e vërtetë! Pa protokolle, pa kushte, pa fraza politikisht korrekte! Dashuria e gjen vetë rrugën gjithmonë! Vera ka qenë gjithmonë para meje dhe unë kam ditur kë kam ndjekur. M’i dhe të gjitha ç’dije dhe unë i rrëmbeva të gjitha! Gjithë jetën time do të detyrohem shumë dhe përgjithmonë. Si ty nuk ka tjetër”.

Vera Grabocka ka qenë e para që ka besuar në talentin e Alketës dhe i hapi dyert e televizionit për ta shndërruar në një nga moderatoret më të mira të të gjitha kohërave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat