Lidhja e saj me Flori Mumajesin, jep këtë përgjigje moderatorja e njohur shqiptare

Mediale Vip

Lidhja e saj me Flori Mumajesin, jep këtë përgjigje moderatorja e njohur shqiptare

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 19:28
Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu

Rreth një vit më parë në mediat rozë po përflitej një romancë e re mes Flori Mumajesit dhe Liberta Spahiut.

Zërat shkuan deri aty sa të thuhej se arsyeja e largimit të Florit drejt Prishtinës ishte pikërisht romanca e re që kishte lindur mes tij dhe moderatores së njohur shqiptare.

Shkak u bë edhe urimi i veçantë i Florit, që i bëri Libertës në mes të koncertit, duke aluduar se ata ishin më shumë se sa miq.

“Gëzuar ditëlindjen dhe jam me fat që të kam pranë”, e uroi Flori.

Nuk dihet se çfarë ndodhi më pas mes tyre, por Liberta dhe Flori nuk u përfolën më, ndësa në rrjetet sociale një ndjekës e ka pyetur moderatoren në lidhje me statusin e saj aktual.

“Tregomë a je singel, a me naj kon”, i shkruan ndjekësi ndërkohë që ajo ia kthen:

“Edhe mua më pëlqen kënga e 2PO2 dhe Vig Poppa “A je single a me naj kon”.

Kur është fjala për jetën e saj private, moderatorja vijon të mbetet e rezervuar… por "kurrë mos thuaj kurrë"?!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat