Elvana Gjata emocionon të gjithë me reagimin e saj pas tërmetit

Mediale Vip

Elvana Gjata emocionon të gjithë me reagimin e saj pas tërmetit

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 17:44
Elvana Gjata

Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata ka ndjekur hapin e shumë prej kolegëve të saj të cilët kanë reaguar pas tërmetit të fuqishëm që ka goditur Shqipërinë në orët e para të kësaj të marte.

Ajo në llogarinë e saj publike në “Instagram” ka bërë publik një imazh ku shihet flamuri kuq e zi në pjesë të plasaritura duke tentuar kështu ta lidhë me ngjarjen e kobshme të sotme.

Këngëtarja ka shkruar se këtë ngjarje shqiptarët do ta kujtojnë gjatë gjithë jetës derisa ka këshilluar të gjithë se në momente të tilla duhen të jenë sa më pranë njëri-tjetrit.

“Këto janë momentet kur më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, të duam e të ndihmojmë njëri tjetrin, të jemi pranë atyre që hidhërimin e mbrëmjes së kaluar do ta kujtojnë gjatë gjithë jetës. #prayforalbania” – ka shkruar Gjata në hapësirën e përshkrimit të imazhit në “Instagram”.

Kujtojmë që nga ky tërmet që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (e marte) deri më tani është konfirmuar se kanë ndërruar jetë 18-persona dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë por nuk është raportuar për dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat