Në ndihmë të gjithë njerëzve në nevojë, Mozzik dhuron këtë shumë të madhe parash

Mediale Vip

Në ndihmë të gjithë njerëzve në nevojë, Mozzik dhuron këtë shumë të madhe parash

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 07:43
Mozzik

Tërmeti i mëngjesit të ditës së martë shkaktoi pasoja fatale në Shqipëri. Për të dalë nga gjendja e jashtëzakonshme, në të cilën vendi ynë u shpall, personazhe të njohur publikë, këngëtarë, artistë e shumë të tjerë kontribuan për t’i dhënë njerëzve një shans të dytë për të rindërtuar shtëpitë e tyre.

Midis shumë reperesh, Mozzik ishte një prej emrave i cili dalloi për gatishmërinë e tij, duke u lidhur menjëherë me drejtues të fondacioneve të ndryshme për të bërë diçka për Shqipërinë.

Së fundmi reperi nuk ka hezituar të publikojë shumën e parave të cilat ka arritur të grumbullojë.

“Mozzik ka mbledhur 1.6 milionë për tërmetin në Shqipëri”, ka shkruar një prej faqave në faqet e tij, ndërsa Mozzik ka vendosur ta konfirmojë duke e ripublikuar.

Kujtojmë se artisti ka ndarë momente të ndryshme gjatë punës së tij vullnetare këto ditë, teksa është kujdesur t’i ftojë të gjithë për të dhuruar diçka.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat