Rozana Radi zbulon këngët e preferuara të “Kënga Magjike” dhe shpreh keqardhjen për vendimin e Besës

Mediale Vip

Rozana Radi zbulon këngët e preferuara të “Kënga Magjike” dhe shpreh keqardhjen për vendimin e Besës

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 07:17
Rozana Radi

Mbrëmjen e sotme starton nata e parë e “Kënga Magjike”, që këtë vit do të ketë një mision mjaft të rëndësishëm.

Ardit Gjebrea zbuloi se artistët do të këndojnë për të ndërtuar shtëpinë një familje të prekur nga tërmeti dhe e gjithë kjo do të realizohet me paratë e mbledhura nga shitja e biletave.

Të gjithë artistët iu bashkuan kësaj iniciative, përveç Besa Kokëdhimës e cila u shpreh se nuk mundet të këndojë pas kësaj tragjedie.

Të gjithë fansat e saj shprehën keqardhjen për këtë vendim të artistes dhe Rozana Radi ka thënë po të njëjtën gjë.

Rozana ka zbuluar 5 këngët e saj të preferuara për këtë edicion dhe ka thënë se i vjen keq që Besa hoqi dorë. Ajo ka treguar se 5 këngët më të mira për të janë “Ma zgjat dorën” e Eneda Tarifës, “Marova” e Fifit, “Pema e jetës” e Kastro Zizos, “Thërrime dashurie” e Marsela Çibukaj dhe “Histori” e Besa Kokëdhimës. “Kjo është ‘top 5’ për mua në ‘Kënga Magjike’ këtë vit. Shije personale muzikore. Të pandikueshme nga askush. Më mungon ajri kur nuk marr pjesë në këtë festival. Suksese të gjithëve. Më vjen keq që nuk do ta dëgjojmë Besën sonte, por e respektoj plotësisht zgjedhjen e saj”, ka shkruar Rozana në një postim në ‘Instagram’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat