Kylie Jenner tregon se si e ka dekoruar shtëpinë për Krishtlindje

Mediale Vip

Kylie Jenner tregon se si e ka dekoruar shtëpinë për Krishtlindje

Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 18:01
Kylie Jenner me vajzen

Miliarderia më e re në moshë Kylie Jenner, ka zbuluar për të gjithë fansat e saj se si e ka dekoruar shtëpinë për Krishtlindje.

Këtë Jenner, e ka bërë përmes një ‘vlogu’ të publikuar në kanalin e saj zyrtar në YouTube.

Ajo ka zgjedhur që të vendosë disa bredhë natyralë në shtëpi. Një është i vendosur në korridor dhe dy të tjerë në kuzhinë dhe katin e dytë.

Detaji që i ka bërë përshtypje fansave të miliarderes, është ngjyra e bardhë, e cila siç duket ka qenë më e preferuara e Kyliet për këtë vit, pasi të gjitha dekorimet janë me të bardha.

Videoja qysh në orët e para ka marrë mbi gashtë milionë klikime dhe pozicionohet në vendin e dytë si “trending”, në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat