Ju prezantojmë artisten nga Malësia, Lirie Camaj - Bota Sot
Ju prezantojmë artisten nga Malësia, Lirie Camaj

Mediale Vip

Ju prezantojmë artisten nga Malësia, Lirie Camaj

Nga: Maksim Gjokaj Më: 14 janar 2020 Në ora: 14:26
Lirie Camaj

Ka krijuar në fillim familjen, një nënë e dashur dhe bashkëshorte e mirë por pasionin e madh për muzikën e ka jo vetëm të trashëguar apo e rrethuar gjithmonë nga ajo, vetë gjithmonë e ka kultivuar.

Po flasim për artisten Lirie Camaj nga Malësia që ka nxjerrë yje të muzikës, mes tyre dhe ajo ku që në fëmijëri atje ku jetonte në Itali larg vendlindjes këndonte ndërsa deri tani ka 5 këngë në tregun shqiptar.

Këngëtarja ka bashkëpunuar me mjeshtrin Samir Beqaj, muzikantin Afrim Hasani, tekstshkrues Gjovalin Lumaj, Fran Kodra, e të tjerë.

Ajo ka qenë e ftuar e vazhdon të ketë ftesa për të kënduar kudo ku ka shqiptarë në mbarë botën si: Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Zvicër, Gjermani, Austri, Belgjikë e deri në Amerikë.

Ajo beson në punën dhe përkushtimin e saj ndaj muzikës pavarësisht se ka pasur shumë pasione të tjera të bukura si: Moderimi, imitimi, aktrimi, recitimi etj.

Mësojmë se shumë shpejt këngëtarja e dashur do të sjell një projekt të ri muzikor e ku uron që publikut ti pëlqejë sepse ajo din ta respektojë ndjekësin e saj, ndërsa për këtë vit të ri ka plot oferta për dasma e mbrëmje muzikore dhe beson në një vit ende më të suksesshëm.BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat