Ermal Mamaqi kundër Liam Neeson

Mediale Vip

Ermal Mamaqi kundër Liam Neeson

Më: 21 janar 2020 Në ora: 16:15
Ermal Mamaqi

Edhe pse janë dy personazhe larg njëri-tjetrit si dita me natën, kundërshtia mes tyre e ka një argument.

Pak ditë më parë, Ermal Mamaqi, që tashmë është shndërruar edhe në një producent filmi, promovoi veprën e tij të dytë, "I love Tropoja". Filmi është në ditët e parë dhe nuk dihet nëse do të ketë suksesin e "Dy gisht mjaltë", ndonëse në terma financiarë e ka tejkaluar atë jo pak.

Por pse pikërisht "I love Tropoja"? pse ky titull? Dhe kuriozitetin na e shuan vetë producenti që në një intervistë do të shpjegonte se me këtë ai donte njëkohësisht të promovonte vlerat dhe bukuritë natyrore të zonës, por edhe të kundërshtonte Liam Neeson-in që në filmin e tij aq shumë të përfolur, "Marco from Tropoja" e pati përshkruar zonën me nota jo aq të pëlqyera për ne shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat