Zbulohet shifra; ja sa do të paguhet Alketa Vejsiu në Sanremo

Mediale Vip

Zbulohet shifra; ja sa do të paguhet Alketa Vejsiu në Sanremo

Më: 21 janar 2020 Në ora: 16:21
Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiu do të prezantojë festivalin e muzikës Sanremo 2020, së bashku me disa emra të tjerë të njohur që janë ftuar të jenë pjesë e kompeticionit që do të mbahet nga data 4-8 shkurt.

Por sa pritet të paguhen prezantueset e festivalit të ndjekur dhe mbi të gjitha sa do t ëpaguhet Alketa për prezantimin e saj?!

Sipas Anabel.al, që i është referuar të përditshmes italiane “Il Giornale” thuhet se prezantuesi kryesor, njëkohësisht edhe drejtori artistik i këtij edicioni: Amadeus mund të paguhet në vlerën 500.000-600.000 euro.

Ndërsa sa i përket 11 prezantueseve të njohura mendohet se një pjesë e mirë e tyre do të paguhen me 20.000-25.000 euro dhe këtu e kemi fjalën për emrat si: Georgina Rodriguez, Alketa Vejsiu, Sabrina Salerno, Diletta Leotta dhe Francesca Sofia.

Prezantuesja italaine Antonella Clerici mmudn të marrë dyfishin e shumës, ndërsa nuk dihet se sa do të jetë pagesa për ikonën e ekranit italian, Mara Venier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat