Rina pushime me të dashurin, fotografohet në momente intime

Mediale Vip

Rina pushime me të dashurin, fotografohet në momente intime

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 10:32
Rina dhe Sin boy

Reperja Rina dhe Sin boy bënë publiken lidhjen e tyre pak muaj më parë dhe që nga ai moment i shohim gjithnjë të pandarë.

Aktualisht ata të dy janë duke shijuar disa ditë pushimesh nën shoqërinë e njëri tjetrit dhe po I shohim gjithnjë e më shumë të dashuruar.

Në një foto të postuar në instagramin e saj, Rina shfaqet me roba banje mbështetur në prehërin e reperit i cili është shtrirë në një shezlon.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

All u need is LOVE ?❤️?

A post shared by Rina (@isyourgirlrina) on

“Gjithçka për të cilën keni nevojë është dashuria”, shkruan Rina krahas fotos me partnerin.

Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, ata thanë se kanë dy vite së bashku dhe se kanë në plan që të martohen një ditë.

Këngëtarja e bëri publike lidhjen e saj menjëherë pasi u rikthye sërish në instagram dhe në muzikë pas një mungese gati dy mujore.

Aktualisht ata të dy i shohim gjatë gjithë kohës së bashku, ndërsa i dedikojnë njëri tjetrit mesazhe të shumta dashurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat