Adelina Ismaili uron për detyrën e re Vlora Dumoshin, thotë fjalë të mëdha për të

Mediale Vip

Adelina Ismaili uron për detyrën e re Vlora Dumoshin, thotë fjalë të mëdha për të

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 19:33
Adelina Ismaili dhe Vlora Dumoshi

Këngëtarja shqiptare Adelina Ismaili e ka vizituar Vlora Dumoshin.

Ajo ka shkuar që ta uroj atë për pozitën e re si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe në llogarinë e saj në Facebook i ka publikuar disa foto ku edhe ka shkruar fjalë të mëdha për Vlorën.

“Sot, më shumë se kurrë, u ndjeva krenare sepse në krye të një institucioni ku portretizon tri fusha kryesore të vendit është një zonjë e madhe, një nënë e përkushtuar, e menqur, bujare, qytetare e Prishtinës, e mbi të gjitha profesioniste.

Urova për detyrën e re, Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj,Vlora Dumoshi.
Ministrja Dumoshi, është e matur prandaj do të ndryshon, unë besoj që çdo ide e juaja do të shumohet në realitet dhe sukses. Të prift e mbara, Vlora Ismail Dumoshi ”, ka shkruar Adelina.
 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat