Sekreti që fshihet pas mënyrës si Kate dhe Meghan mbajnë çantën

Mediale Vip

Sekreti që fshihet pas mënyrës si Kate dhe Meghan mbajnë çantën

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 21:21
Kate

Mund të mendoni se një çantë është thjesht një çantë, por kur bëhet fjalë për mbretërorët, nuk është kështu. Mbretëresha e përdor çantën për të sinjalizuar stafin se është mërzitur nga biseda. Princeshë Diana e përdorte për të fshehur dekoltenë, në mënyrë që t’u shmangej fotove të paparacëve. Ndërsa nëse vëzhgoni me kujdes fotot e Kate-it, por edhe ato të Meghan-it, do të vini re që ato e mbajnë çantën në dorën e majtë, kur janë të pranishme në evente formale.

Kjo taktikë është pjesë e protokollit mbretëror, pasi dora e djathtë duhet të jetë e lirë në mënyrë që dukesha të takohet apo përshëndetet me njerëzit. Ndërsa, në rastet kur gratë e familjes mbretërore nuk duan t’ia japin dorën dikujt, ato e mbajnë çantën me të dyja duart.

Kështu që, tani e tutje mund ta dalloni lehtësisht nëse Kate dëshiron apo jo ta përshëndesë dikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat