Video e tij bëri xhiron e rrjetit, por gjithë vëmendjen po e merr motra e tij super seksi - Bota Sot
Video e tij bëri xhiron e rrjetit, por gjithë vëmendjen po e merr motra e tij super seksi

Mediale Vip

Video e tij bëri xhiron e rrjetit, por gjithë vëmendjen po e merr motra e tij super seksi

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 22:50
Quaden, Guyala

Njerëz nga e gjithë bota, të famshëm e jo janë solidarizuar me djalin e vogël Australian pas publikimit të videos ku ai kërkon të vrasëveten sepse shokët e bullizojnë në shkollë.

Videoja shqetësuese me djalin 9 vjeçar i cili vuan nga nanizmi, sëmundja e hipofizës preku mbarë botën.

Videoja është parë mbi 14 milionë herë dhe ka nisur një fushatë mbështetëse ndaj tij.

Personalitete përfshi dhe aktorin Hugh Jackman dhe basketbollistin Enes Kanter kanë dhënë mbështetjen e tyre ndërsa shumë prindër kanë publikuar video të fëmijëve të tyre të cilët japin mesazhe mbështetëse.

Jackman i thotë djalit Quaden "Je më i fortë se dukesh, mik" dhe bën thirrje që të gjithë të sillen mirë.

Në video djali duke qarë thotë “Unë thjesht dua ta godas veten me zemër ... Dua që dikush të më vrasë'.

Së fundmi 9-vjeçarit i ka dalë në mbrojtje motra e tij, Guyala. Ajo është një modele dhe në profilin e saj “Instagram” ndiqet nga 20 mijë njerëz. Guyala është mjaft aktive në “Instagram” dhe hedh shpesh foto me vëllain e saj.

Image
Guyala

Së fundmi ka postuar një foto më 9-vjeçarin ku i jep mbështetje të plotë atij.

"Në djall ata që tallin dhe urrejnë! Ti je fëmija më i zgjuar, më i fortë dhe më i ëmbël që njoh! Ti nuk je vetëm, ne jemi këtu për ty vëllaçko", shkruan Guyala.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat