2Po2 shpreson që koronavirusi të na ketë dhënë mësime pozitive

Mediale Vip

2Po2 shpreson që koronavirusi të na ketë dhënë mësime pozitive

Më: 19 mars 2020 Në ora: 08:39
2Po2

2Po2 e ka bërë një reagim lidhur me gjendjen aktuale.

Me paraqitjen e virusit Covid-19, janë infektuar një numër i madh i njerëzve e ka pasur edhe të vdekur.

Të gjithë janë kapluar nga paniku dhe janë izoluar brenda shtëpive të tyre në mënyrë të parandalmit të përhapjes.

E edhe në rrjete sociale emra të njohur të estradës me ndjekësit e tyre po ndajnë imazhe të ndryshme nga shtëpia, disa prej tyre kanë dhënë dhe mesazhe në këtë gjendje jo të mirë.

Ishte reperi 2Po2 ai i cili po shpreson që virusi korona na ka dhënë mësime pozitive.

“Planeti po merr frymë dhe bëhet më mirë kur ndotja është më e vogël..në Venedik uji u bë më i pastër sërish, në Sardina delfinët po notojnë në portin e Cagliarit, në Kinë dhe Itali, në veçanti ndotja është zvogëluar. Shpresoj që ne kemi marrë mësime pozitive nga kriza nga COVID-19”, shkruan në postimin e bërë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat