Rina flet për thashethemet rreth shtatzënisë, tregon të vërtetën

Mediale Vip

Rina flet për thashethemet rreth shtatzënisë, tregon të vërtetën

Më: 21 mars 2020 Në ora: 16:07
Rina Balaj

Rina Balaj ka sqaruar se a është në pritje të një fëmije.

Rina Balaj ka disa muaj që ka konfirmuar lidhjen me Sin Boy dhe romanca duket se po ju shkon shumë mirë.

Reperja kishte njoftuar se me Sin Boy është bashkë që kur kanë realizuar bashkëpunimin “Gigi”.

Menjëherë pasi u konfirmua lidhja e saj, qarkulluan thashetheme se Rina u zhduk për një kohë për shkak se ishte shtatzënë.

Të njëjtën pyetje, asaj ia bëri së fundi dikush nga fansat, e të cilit reperja iu përgjigj prerë.

“Me dite ti sa shpesh ma kan bo qet pytje, deri tash 3 fmi i kisha bo”, ishte përgjigja e Rinës.

Për ndryshe, Rina Balaj ka premtuar se pasi të kalojë kjo situatë, do të rikthehet me këngë të reja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat