Alketa Vejsiu rrëfen takimin e parë me bashkëshortin

Mediale Vip

Alketa Vejsiu rrëfen takimin e parë me bashkëshortin

Më: 4 prill 2020 Në ora: 19:56
Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiu rrëfen të pathënat rreth jetës private.

Alketa Vejsiu edhe pse është e pranishme në mediat rozë ajo ka qenë më e mbyllur për jetën e saj private.

Moderatorja e cila së fundmi bëri fansat e saj krenar me paraqitjen në ‘Sanremo’ së fundmi ishte pjesë e një interviste me revistën italiane Oggi, ku krahas tjerash flet edhe për takimin e parë me bashkëshortin.

“E njoha kur vendosa të blija shtëpi për prindërit. Isha 20 vjeçe. Në atë kohë bëja dy punë që të më dilnin paratë për kredinë. Ai ishte ndërtuesi i pallatit që kisha zgjedhur për ta. Lamë një takim dhe mbaj mend që kur u ulëm, ai hoqi syzet dhe unë pashë ata sytë të kaltër të paparë. Për nëntë muaj, deri në pagesën e këstit të parë nuk ndodhi asgjë. Më pas nisi historia jonë e bukur e dashurisë, historia e jetës sime.”-është shprehur moderatorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat