Këngëtarja Anduena Tahiri emocionon: Ajo që nuk na vret na bënë më të fortë

Mediale Vip

Këngëtarja Anduena Tahiri emocionon: Ajo që nuk na vret na bënë më të fortë

Nga: K. G. Më: 10 prill 2020 Në ora: 18:08
Anduena Tahiri

Drejtoresha e “A-mol”, Anduena Tahiri, këngëtare e mirënjohur, ka shpreh brengën e saj për situatën që kalon Kosova dhe tërë globi. “Ajo që nuk na vret na bënë më të fortë.

Situata që ka kapluar globin për pak ditë na mbushi me plot negativitet, por lëreni të gjithë para derës së tij, pastaj e gjithë bota do të jetë e pastër. Përqafoni e këndoni që këtë herë të ketë një ndikim pozitiv tek ju, e çka na bënë pozitiv neve është muzika. Muzika na jep Jetë, e Jeta do t'ju jap çfarëdo përvoje që është më e dobishme për evolucionin e vetëdijes tuaj.

Ky evolucion ka të ngjarë të bëjë që të kërkoni kujdes për të tjerët në këtë kohë kritike. Ta shfrytëzojmë atë vetëm në mënyrë pozitive. Ti gëzohemi jetës dhe gjithçka që na ofron. Po jeta na dha shumë pasione, na bëri të shkrihemi nën tingujt e magjishëm të çdo kënge.

Image

Unë e di se çfarë duhet të bej tani, duhet të vazhdoj të marr frymë sepse nesër dielli do të ngrihet. Muzika prapë do të vihet, zëra të lumtur do të dëgjohen, dhe për të gjithë Bota do të fillojë të lulëzojë.

Por kjo situatë ka shpresë, ka dëshirë, lumturi, dashuri, pasion për punën, dhe mbi të gjitha kur në këtë situatë njerëzit të vleresojnë Imazhin tënd, dhe të çmojnë për punën Unike në shtetin tënd të përzgjedhin Juri.  me çdo kusht këmbënguli që unë të përfaqësojë Kosovën sepse puna ime ishte e vetmja Exellente, figura ime çmohet, puna vlerësohet ndërsa Krenaria ime shtohet. Kam nderin të jem pjesë e Jurisë, ku gjithmonë shijoj çdo përformancë, dhe vlerësoje në mënyrën më të drejtë të mundshme. Prandaj kur shtetet tjera me dërgojnë ftesa, i bashkangjitin edhe Lëvdata gjë për të cilën ndjehem krenare gjithmonë.

Image

Unë gjithmonë kam dashur të bëj gjërat siç duhet dhe të përfaqësoj veten si dikush që e merrte seriozisht artin dhe dikush që e merrte seriozisht biznesin, kështu që kisha kohë të peshoja opsionet dhe ta kuptoja dhe të bëja çmos për të krijuar situatë që ishte ideale.

Unë do ta përfaqësoj Kosovën ashtu siç kam bërë gjithmonë, në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne muzikantet e arsimuar, të privilegjuar, kemi një detyre profesionale, që të përfaqësojmë shoqërinë tonë, për të siguruar kulturën e Artit muzikor.

Kudo që e prezantoj Kosovën, jap më të mirën nga vetja. Ndjej që duhet të përdor zërin tim për ata që nuk kanë një të tillë, sepse Kosova ka aq shume talenta të cilët unë do i ngjis në skenë dalëngadale.

Image

Këngët që unë u krijoj nxënësve të mij, dhe mësimi që unë ju jap atyre, është pasqyrimi i mënyrës se si mendoj dhe si ndihem në atë moment. Por jam e vetëdijshme për faktin se artistët e mi kanë një përgjegjësi para masave, dhe se din të kujdesën ashtu siç është më së miri. Jam e lumtur që kam arritur Kulmin me punën time, dhe së bashku me artistët e mi të mrekullueshëm të cilët nuk me zhgënjejnë asnjëherë.

Shumë faleminderit i nderuar miku im Armando Gukasyan.  Fat të mirë për të gjithë garuesit dhe punë të mbarë për të gjithë kolegët e mi të zgjedhur”, shkruan Anduena Tahiri. Prandaj, këtë herë  Anduena është përfaqësuese, si anëtare e jurisë nga Kosova dhe shkaku i pandemisë votimi do të jetë online.  “Artistët që do të jenë pjesëmarrës nga A-mol uroj të korrin sukses”, përfundoi Anduena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat